Trajneri i Çekisë për Shqipërinë: Skuadër e rrezikshme, ndeshja mund të vendoset edhe nga një episod
Çekia pret në Pragë Shqipërinë me 7 shtator në orën 20.45. Në prag të kësaj ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, trajneri i çekëve, Jaroslav Šilhavý është i vetdijshëm se përballë ka një rival aspak të këndshëm. Në konferencën për shtyp, tekniku u shpreh se nuk nënvlerëson aspak rivalin, pasi njeh mirë potencialin kuqezi.
“Nëse ndokush ka nënvlerësuar skuadrën e tyre, ata me siguri nuk jemi ne. Është një ekip shumë i vështirë, me një numër të lartë individualitetesh të mirë. Lojtarët e grumbulluar luajnë në kampionate të njohura perëndimore. Shumë prej tyre luajnë në Serinë A, kjo bën të qartë që ata janë përfundimisht lojtarë jo të dobët.
Për më tepër, një trajner i ri erdhi në fillimin e vitit, organizimi i lojës, koncepti i tyre u përmirësua. Ata dalin shpejt para, janë shumë të rrezikshëm në fazën e tranzicionit, gjuajnë shpejt. Natyra e tyre është të dalin para, duan të shënojnë gola. Do të duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përqendruar sa më shumë të jetë e mundur gjatë ndeshjes. Një gabim mund ta vendosë atë.
Padyshim, numrat janë të qartë. Nëse ne fitojmë nesër, do të bënim përpara. Por asgjë nuk do të ishte e mbyllur.
Të gjithë lojtarët tanë janë në formë për stërvitjen e sotme. Sa i përket formacionit, mund të themi se jemi të qartë në idetë tona. Sistemi i mbrojtjes? E kemi vendosur, padyshim që nuk do e them këtu. Por do të jetë një rreshtim i ngjashëm me ndeshjet e fundit” – Tha ai.
()