Bulqiza pa dru për dimër, banorët: Çmimi shumë i lartë, nuk e përballojmë dot
Bulqiza është një nder zonat ku i ftohti fillon shpejt, ndaj banorët nisin përgatitjet për sigurimin e druve, por mesa duket kjo do të jetë e vështirë për këtë vit. Në kushtet kur ngrohja me energji elektrike kushton shumë, edhe gjetja e druve po bëhet një mision shumë i vështirë për banorët e kësaj zone.
Çmimi prej 5000 lekësh një metër kub dru është çmim shumë i lartë për banorët e varfër të Bulqizës. Por edhe me këtë çmim banorët nuk po e sigurojnë dot pasi Bashkia nuk ka çelur tenderin për kompaninë që do sigurojë dhe shesë lëndën drusore.
Një pjesë e familjeve i gëzohen tepricave që iu kanë mbetur nga dimri i kaluar, ndërsa një pjesë tjetër me frikën se drutë për ngrohje do të pësojnë sërish rritje çmimi janë përpjekur t’i gjejnë ato në rrugë private.