Thu, Nov 28, 2024

EMRAT/ Pa leje drejtimi, Policia Rrugore nis punën për ndalimin e katër drejtuesve të motomjeteve në Elbasan

  • PublishedSeptember 7, 2023

Në kuadër të planit të masave të hartuara nga Sektori i Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore Elbasan, për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve janë shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirjen e ngjarjeve rrugore

Në qarkun e Elbasanit në aksin rrugorë Elbasan-Peqin në fshatin Pajovë, janë konstatuar duke drejtuar motomjete të pa pajisur me leje drejtimi përkatëse 4 drejtues motomjeti, “Drejtim motomjeti pa leje drejtimi ku po punohet për ndalimin e tyre për nenin 291 të Kodit Penal:

 

1- Xhevdet Gani Shehu i datlindjes 15.03.1959 banues ne fshatin Gjocaj, Peqin i pa paisur me leje drejtimi.,konstatuar në aksin rrugorë Elb-Peqin motormjet, Yamaha.Opgj neni 291.

2-Alban Besim Çullhaj i datlindjes 22.10.1994 banues ne Bishqem, konstatuar në aksin Elb-Peqin motomjet, Kymjo.Opgj neni 291.

3-Zija Hasan Ranxhi i datlindjes 05.10.1969 banues ne Pajove ,motomjet Dajan. Kryen veprime Opgj neni 291.

4-Ylli islam Ballmi i datlindjes 12.08.1961 banues ne fshatin bishqem, drejtues motomjeti i pa pajisur me leje drejtimi.

5- Servet Bashaliu i dtl 14.04.1967 banues ne fshatin Gjocaj i pa pajisur me leje drejtimi. Kryen veprime Opgj neni 291

Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘’ se nga kontrollet e ushtruara në aksin rrugorë Elbasa-Peqin u konstatuan 6 masa shkelje për drejtim motomjeti pa kaskën mbrojtëse.

AlbaniaWeb.net