Mourinho nuk harron finalen me Sevillian: Dhjetë ndeshje skualifikim nëse do thoja mendimin tim
Roma e Jose Mourinhos ia doli me sukses të fitonte Conference League një vit më parë, por dështoi të përsëriste suksesin në finalen e Europa League ndaj Sevillas. Tekniku portugez shprehu hapur pakënaqësitë për atë takim ndaj spanjollëve, teksa pavarësisht se kanë kaluar disa javë që nga sfida, numri një i pankinës së italianëve u rikthehet sërish.
“Finalja Romë-Sevilla? Nëse them atë që mendoj… do të kem dhjetë ndeshje skualifikim. Nuk kam qarë kurrë në fushë pas një disfate, ndonjëherë qaj pas një fitoreje dhe këto të dyja ishin historike për Romën” – Tha ai.
()