Partizani rikthehet për vazhdimësinë, të kuqtë duhet të thyejnë “tersin” e stadiumit
Nesër Partizani pritet të kthehet në “bazë”, ku do të nisë përgatitjet për ndeshjen ndaj Vllaznisë. Gjatë këtyre ditëve, kampi i kuq ka qenë në heshtje totale, teksa lojtarët e stafi janë shpërndarë nëpër destinacione të ndryshme për të shijuar këto pak ditë pushime prej ndeshjeve të kombëtareve.
Në sfidën e datës 13 shtator, kampionët do të tentojnë të marrin një fitore, siç bënë edhe në betejën e fundit të sezonit të shkuar ndaj Vllaznisë. Megjithatë, duhet thënë se shkodranët asnjëherë në vitet e fundit nuk kanë qenë “kafshatë” e lehtë për “demat”.
Mjafton të themi se në dy vitet e fundit i kanë eliminuar nga Kupa, teksa që nga tetori 2019 të kuqtë kanë fituar vetëm një herë në “Loro Boriçi”. PanoramaSport