STATISTIKAT/ Kurrë tre fitore radhazi në kualifikuese të një Europiani, Shqipëria luan për herë të parë sfidë zyrtare me Çekinë
Që kur ka marrë drejtimin e kombëtares në vitin 2018, trajneri i Çekisë, Jaroslav Shilhavi, i ka fituar të pesta ndeshjet kualifikuese të një Europiani në shtëpi.
Kjo edhe për faktin se skuadra e tij i vret shpejt ndeshjet. Ajo ka shënuar brenda 20 minutave të para në katër raste. Çekët na kanë mundur 3-1 në një miqësore që daton 2 vite më parë dhe ky është i vetmi precedent deri më sot.
Dy nga tre autorët e golave në atë fitore në Pragë ishin Patrick Shick dhe Ondrej Çelustka. Jan Kushta, sulmuesi i Spartës së Pragës, ka kontribuar në 17 gola në 28 ndeshet e tij të fundit për klubin dhe kombëtaren (14 gola, 3 asiste).
Por a do ta trembë kjo Shqipërinë në objektivin e saj për të arritur 3 fitore radhazi në kualifikueset e një Europiani, që s’ka ndodhur kurrë? Këtë do të shohim në ndeshjen e sotme duke filluar prej orës 20:45.
()