VIDEO/ Atmosferë elektrizuese para ndeshjes së Kombëtares, tifozët shqiptarë “çojnë peshë” Pragën
Shqipëria do të përballet me Çekinë në orën 20.45, në një sfidë mjaft të rëndësishme për kualifikueset e EURO 2024. Takimi do të mbahet në Pragë, në “Fortuna” Arena, ndërkohë që do gjykohet nga arbitri anglez Taylor.
Të shumtë kanë qenë tifozët shqiptarë që kanë udhëtuar për në Pragë për të qenë në mbështetje të Kombëtares. Siç shihet në video, lojtari i 12-të kuqezi nuk ndalet me këngë patriotike, duke krijuar kështu një atmosferë fantastike nëpër rrugët e qytetit të bukur çek.
Deri më tani Shqipëria renditet në vendin e dytë me 6 pikë, një pikë më pak se Çekia. Sonte luhet gjithashtu edhe ndeshja tjetër e grupit, ku Polonia do kërkojë suksesin ndaj Ishujve Faroe.
()