Wed, Nov 27, 2024

Vlerat Ushqyese të Stikave të Pishës për Organizmin

  • PublishedSeptember 7, 2023

Stikat e pishës kanë formën e një kokrre vezake dhe kanë një ngjyrë të fildishtë ose bezhë.

Ato mund të konsumohen të papërpunuara ose të pjekura dhe konsiderohen shumë të shëndetshme për shëndetin.

Pavarësisht emrit të tyre, stikat e pishës nuk janë pjesë e familjes së arrave.

Në fakt ato janë fara, që vijnë nga lloje të caktuara pishash.

Nëse mbillni një pishë sot, mund t’ju duhet prisni 15 deri në 25 vite, para se ajo të prodhojë këto fara të vogla.

Kjo periudhë kohore është një arsye për çmimin e lartë të stikave të pishës.

Një arsye tjetër se pse janë më të shtrenjta se farat e tjera, është se ato korrren me dorë.

Me nuanca aromatike dhe tokësore, stikat e pishës janë të shkëlqyera për tu ngrënë dhe për t’i shtuar më tepër shije gatimeve tuaja

AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh më tepër rreth përfitimeve që ato japin për shëndetin.

Vlerat ushqyese për organizmin

Stikat e pishës, janë burime të mëdha të proteinave me bazë bimore, të hekurit, magnezit, vitaminës E, vitaminës B, kalciumit dhe fosforit.

Falë të gjithë këtyre ushqyesve që promovojnë shëndetin, ato mund të kenë efekte pozitive në trupin tuaj.

Megjithatë nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar nëse kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shëndet.

Ato mund të përmirësojnë shëndetin e trurit

Stikat e pishës kanë antioksidantë, të cilët ndihmojnë në uljen e niveleve të stresit qelizor në tru dhe zvogëlojnë inflamacionin.

Gjithashtu studiuesit mendojnë se ato janë të lidhura me një rrezik të zvogëluar të demencës dhe rënies së aftësive njohëse.

Sasia e madhe e acideve yndyrore, të tilla si omega-3, mund të ndihmojnë duke ulur inflamacionin në tru.

Megjithatë kjo lidhje nuk është e konfirmuar dhe duhen më shumë kërkime.

Mund të jenë të mira për zemrën

Të mbushura me minerale dhe yndyrna të shëndetshme, këto fara të vogla janë një potencial për shëndetin e zemrës.

Ashtu si shumë arrorë të tjerë, stikat e pishës kanë treguar se rregullojnë nivelet e kolesterolit.

E madje rrisin nivelet e kolesterolit të mirë si dhe parandalojnë ndërtimin e pllakave në enët e gjakut.

Ato mund të ndihmojnë në menaxhimin e sheqerit në gjak

Yndyrnat dhe mineralet e shëndetshme si magnezi mund të ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak.

Yndyra e pangopur, mund të ndihmojë në kontrollin e sheqerit në gjak.

Gjithashtu magnezi ndihmon trupin t’i përgjigjet më mirë insulinës, e cila mund të përmirësojë kontrollin e sheqerit në gjak dhe të zvogëlojë rrezikun e diabetit, thonë ekspertët.

Gjithashtu fibrat dhe proteinat bimore që ato përmbajnë, ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të diabetit.

Ato mund të përmirësojnë lëkurën

Arrat e pishës përmbajnë vitaminë E, e cila përmirëson shëndetin e flokëve, lëkurës dhe thonjve./AgroWeb.org