Zgjedhjet në Kukës, Berisha kërkesë në KQZ për t’u regjistruar kandidati i tij, si përfaqësues i koalicionit ‘BF’
Teksa më 24 shtator do të mbahen zgjedhjet për bashkinë e Kukësit, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ përmes një kërkese të depozituar në KQZ kërkon regjistrimin në këtë proces. Shkresa në fjalë, e siguruar për nga gazetari Osman Stafa, mban datën 6 shtator.
Edhe në këto zgjedhje, kandidati i Berishës, Emri Vata regjistrohet nëpërmjet partisë së Ilir Metës. Kujtojmë se zgjedhjet në Kukës do të përsëriten pasi Safet Gjici dha dorëheqje pas videoskandalit në zyrën e tij.
()