Thu, Nov 28, 2024

E rëndë në Greqi, 44-vjeçarja shqiptare plagoset nga partneri i saj rumun, në kërkim autori

  • PublishedSeptember 8, 2023

Një 44-vjeçare shqiptare, e cila u sulmua dje nga partneri i saj po trajtohet në spitalin “Gennimatas”. Gjithçka sipas policisë ka ndodhur pak pas orës 20:30 të së mërkurës, në rrugën Agios Meletiou, në Patisia. Nuk dihet pse sulmuesi e ka sulmuar gruan.

Burri me origjinë rumune ka sulmuar me një objekt të mprehtë partneren e tij 44-vjeçare nga Shqipëria, duke e plagosur në shpinë, krah dhe këmbë.

Viktima është dërguar në spitalin “Gennimatas”, ku po trajtohet, ndërkohë që po kryhen hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

()

AlbaniaWeb.net