EMRI/ I dënuar për trafik droge, shpallet në kërkim 58-vjeçari shqiptar në Belgjikë
Një 58-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet belge. Mediat e huaja shkruajnë se Prokuroria Publike dhe ajo e Përgjithshme e Brukselit dhe policia janë në kërkim të të arratisurit Haredin Fejzulla.
Haredini u dënua me 9 dhe 4 vjet burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Brukselit, si dhe 5 vjet nga Gjykata e Apelit të Brukselit, për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe përkatësisë në organizatë kriminale, pra 18 vjet në total.
Sakaq policia belge ka vënë në dispozicion një numër, për cilindo që ka informacione për shqiptarin e shpallur në kërkim.
()