Thu, Nov 28, 2024

Gjykata pranon kërkesën e Mediut për heqje dorë nga gjykimi i shkurtuar

  • PublishedSeptember 8, 2023

Ish-ministri i Mbrojtjes, do të gjykohet me procedurën e gjykimit të zakonshëm për përgjegjësinë e tij në ngjarjen tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Vendimi u mor nga gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Irena Gjoka, e cila vlerësoi dhe pranoi si legjitime kërkesën e Mediut për revokimin e vendimit të ndërmjetëm për shqyrtimin e çështjes me gjykim të shkurtuar, që ishte kërkuar gjatë seancës paraprake prej ish-ministrit të Mbrojtjes dhe përfaqësuesve të tij ligjorë.

Në seancën e të premtes më 8 shtator ishin të pranishëm dy nga tre prokurorët e çështjes, dhe , ndërsa mungonte prokurori Altin Dumani. Nga përfaqësuesit e Mediut ishte i pranishëm në fillim të seancës vetëm avokati , të cilit ju bashkua më vonë edhe kolegu i tij . Viktimat e mbijetuara të tragjedisë dhe familjarët e të ndjerëve u përfaqësuan nga avokati . E pranishme ishte edhe Zamira Durda, e cila ka humbur djalin në tragjedinë e Gërdecit.

Rrjedhja e procesit të Mediut ndryshoi më 18 korrik. Ndërsa pritej të paraqiteshin konkluzionet përfundimtare, avokatët e Mediut pretenduan se gjykimi i shkurtuar nuk po u jepte garanci për një proces të rregullt ligjor dhe kërkuan kalimin në gjykimin e zakonshëm.

Në seancën e së premtes, avokati Henrik Ligori renditi një listë të gjatë personash që kërkonin të pyeteshin në cilësinë e dëshmitarit, mes tyre ish-zv/sekretari i departamentit të Mbrojtjes në Shetet e Bashkuara të Amerikës; personalitete ushtarake të NATO-s e Pentagonit në SHBA; ish-ministra të mbrojtjes së vendeve evropiane; përfaqësues të kompanisë amerikane SAC që u përfshi në demontimin e armëve në Gërdec; ish-ministra të qeverisë “Berisha” dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave në atë periudhë; ish-drejtues të Shërbimit Informativ dhe Policisë së Shtetit; këshilltarë të sigurisë dhe deputetë, anëtarë të komisioneve të sigurisë; zyrtarë të nivelit të lartë ushtarak në Shqipëri; të hetuar që janë shpallur të pafajshëm e të dënuar në procesin Gërdeci, etj..

Në vijim u kërkuan të thirren ekspertë lidhur me aktin e ekspertimit teknik-financiar, bazën metologjike, rezultatet e ekspertizës financiare dhe dëmin ekonimik të pretenduar.

Ligori listoi edhe emrat e ekspertëve për t’u pyetur lidhur me aktin e ekspertimit teknik-armatimi e municioni, bazën metodologjike, rezultatet e ekspertizës, etj.

Po ashtu, u kërkuan të thirren dhe të pyeten ekspertë lidhur me aktin e ekspertimit piroteknik dhe shkaqet të shpërthimit, bazën metodologjike të përdorur, shkallën e saktësisë së rezultateve të ekspertizës, si dhe probabilitetin e shkaqeve të tjera të aksidentit.

Avokatët kërkuan të debatohen përgjimet telefonike dhe analiza e tabulateve të komunikimeve telefonike, para dhe pas ngjarjes, nga sipas tyre, burojnë fakte të rëndësishme për procesin dhe pafajësinë e të mbrojturit prej tyre.

Gjithashtu, u kërkua administrimi i informacionit që dispononin Shërbimi Informativ Shtetëror dhe ai Ushtarak për ngjarjen e Gërdecit, para dhe pas shpërthimit; informacionet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare lidhur me këtë ngjarje; si dhe kryerja e një eksperimenti hetimor për të riprodhuar aq sa mundet shkakun e shpërthimit.

I pyetur nga gjykata për qëndrimin e tyre ndaj kërkimit të mbrojtësve të Mediut, një prej prokurorëve, Klodian Braho u shpreh ashtu si në seancën parardhëse se revokimi i gjykimit të shkurtuar bëhet kur ka pavlefshmëri apo papërdorshmëri të akteve e provave. Ai solli në vëmendje dhe një vendim unifikues të Gjykatës së Lartë dhe theksoi se i pandehuri dhe avokatët e tij kanë pasur mundësi t’i dorëzojnë këto akte apo t’i bënin kërkimet më parë.

Avokati i viktimave dhe familjarëve të tyre, Dorian Matlija deklaroi se interesi i tyre ishte për një gjykim të zakonshëm, ku të mundej të zbardhej e gjithë ngjarja. Por, ai shtoi se të përfaqësuarit prej tij, nga ana tjetër kërkojnë edhe një proces të rregullt ligjor.

Matlija solli në vëmendje se një pjesë e mirë e kërkimeve kanë të bëjmë me nevojën e demontimit të armëve në Shqipëri, që sipas tij nuk janë objekt i këtij gjykimi dhe nuk sjellin ndonjë gjë të re. “Prokuroria nuk ngre probleme për nevojën e demontimit, por për mënyrën se si është kryer ky process,” vërejti ndër të tjera Matlija dhe shtoi se në kushtet kur gjenden në momentin e konkluzioneve përfundimtare, nuk ishte e qartë se në cilën bazë ligjore do të mbështetet kërkimi për gjykim të shkurtuar.

Avokati Visha tha se gjykimi i shkurtuar është një e drejtë e të pandehurit dhe se mund të heqë dorë në çdo lloj momenti. Sipas tij, gjykimi i shkurtuar kishte të bënte me parashkrimin e veprës penale dhe e cilësoi të padrejtë vlerësimin e gjykatës për t’u shprehur në vendimin përfundimtar lidhur me këtë kërkim.

Pasi u tërhoq, gjyqtarja Irena Gjoka deklaroi se dispozitat ligjore nuk e ndalojnë të pandehurin të heqë dorë nga gjykimi i shkurtuar edhe në mënyrë spontante. Në mbështetje të vlerësimit të saj ajo renditi disa vendime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjyqtarja Gjoka vendosi revokimin e vendimit të ndërmjetëm për gjykimin e shkurtuar dhe vijimin e shqyrtimit të çështjes me gjykim të zakonshëm.

Pasi ftoi prokurorët për të parashtruar kërkesën për prova, ata kërkuan kohë që të mund t’i evidentojnë dhe përgatisin ato. Seanca u shty për më datë 22 shtator, në orën 10:00.