Zbuloni të Vërtetat dhe Shkaqet e Problemeve me Variçet
Ndonëse variçet shihen dhe dallohen me sy të lirë, ato mund të krijohen shumë më thellë nën lëkurë, aty ku nuk shihen dot.
Variçet janë një sëmundje mjaft e përhapur në Shqipëri.
Disa njerëzve mund t’u duket se shfaqja e damarëve të mavijosur në këmbë nuk është shqetësuese për sa kohë nuk ka simptoma të tjera.
Megjithatë, variçet shkaktojnë jo vetëm dëmtim të lëkurës por edhe bllokim të enëve të gjakut.
Ato prekin një në çdo katër të rritur ose një në tre gra apo një në pesë burra të moshave nga 40 deri në 80 vjeç.
Venat hasen me vështirësi sa herë që qarkullojnë gjakun nga gishtat e deri në zemër.
Valvulat e vogla brenda venave ndihmojnë në qarkullimin e mirë të gjakut dhe muskujt e këmbëve janë të përfshirë rregullisht në këtë rrugëtim.
Çdo pengesë, sado e vogël e qarkullimit të gjakut është problematike.
Nëse këto valvula dobësohen, gjaku akumulohet si fillim në venat e këmbëve dhe më pas rrit presionin në të gjithë gjatësinë e tyre.
Për shkak të këtij presioni në rritje, trupi përpiqet të zgjerojë venat për të kompensuar problemet në qarkullim.
Venat fryhen, trashen dhe marrin paraqitjen e trishtë të variçeve.
E vërtetë apo gënjeshtër: Kanë ndikim vetëm në aspektin kozmetik
Shumë njerëz besojnë se variçet kanë të bëjnë vetëm me paraqitjen dhe i trajtojnë ato si një problem kozmetik.
Megjithatë në shumë raste, variçet janë më tepër se një problem i tillë.
Një përqindje e madhe e pacientëve të prekur nga variçet do të hasen me simptoma të tjera siç janë dhimbjet, mpirjet, ndesia e rëndesës, kontraktime apo enjtje.
Simptoma të tjera përfshijnë tharjen e lëkurës dhe kruarjen e saj.
Njerëzit që janë të prekur nga variçet përballen edhe me rrezikun në rritje të mpiksjes së gjakut ose siç njihet ndryshe tromboza e venave.
E vërtetë apo gënjeshtër: Janë një shenjë e paevitueshme e plakjes
Plakja luan një faktor përkeqësues për variçet, ndonëse variçet nuk shfaqen tek çdo njeri.
Ky është një proçes i përshkallëzuar që sipas ekspertëve nënkupton se me kalimin e moshës variçet përkeqësohen dhe njerëzit janë më të ekspozuar ndaj tyre.
Nga ana tjetër, variçet nuk ‘kursejnë’ as të rinjtë. Mesatarja e moshës së pacientëve të diagnostikuar me variçe është 52 vjeç.
Por mjekët shqiptarë kanë trajtuar edhe pacientë të moshës 13 vjeçare të prekur nga variçet.
Nëse ju jeni prekur nga një problem, ndoshta është diçka e trashëguar, sepse sipas ekspertëve shkaku i shfaqjes së variçeve është fillimisht një problem gjenetik.
Ndryshimet në nivelet e hormoneve janë një faktor rreziku për variçet.
Ky rrezik është në rritje sidomos në rastet e grave shtatzënë.
E vërtetë apo gënjeshtër: Janë gjithmonë të dukshme
Ndonëse variçet shihen dhe dallohen me sy të lirë, ato mund të krijohen shumë më thellë nën lëkurë, aty ku nuk shihen dot.
Kjo varion nga struktura e muskujve dhe venave të njeriut.
Nëse këmbët janë të dhjamosura sidomos në zonën mes muskulit dhe lëkurës, variçet janë të padukshme.
Ndonjëherë variçet në sipërfaqe janë thjesht maja e ajsbergut.
E vërtetë apo gënjeshtër: Ndryshimet në stilin e jetesës nuk kanë rëndësi
Stili i jetesës ka rëndësi sepse obeziteti përkeqëson variçet.
Rënia në peshë mund të zbusë dhe lehtësojë simptomat.
Një jetë më aktive ju vjen në ndihmë kundër variçeve./AgroWeb.org