Fri, Nov 29, 2024

Merr flakë në ecje një makinë në Vlorë, raportohet për dëme materiale

  • PublishedSeptember 12, 2023

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Kaninë në Armën të Vlorës.

Makina me drejtues shtetasin me iniciale B.A., 20 vjeç, ka marrë flakë në ecje.

Uniformat blu bëjnë me dije se nuk ka pasur dëme njerëzore, por vetëm materiale. Sakaq shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje, ku po punojnë për përcaktimin e shkakut.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në bypass-in e Vlorës, në fshatin Kaninë, ka marrë flakë në ecje, automjeti tip “Fiat”, në pronësi të shtetasit B. A., 20 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë.

Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

AlbaniaWeb.net