Fri, Nov 29, 2024

Partizani synon fitoren e dytë radhazi, trajneri vjen me ndryshime në ndeshjen kundër Vllaznisë

  • PublishedSeptember 12, 2023

Partizani ka kryer dje pasdite stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e së enjtes ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi” në orën 18:00.

Në dispozicion të trajnerit Zekiç kanë qenë të gjithë lojtarët e gatshëm. Trajneri kroat dje është përqendruar më së shumti te taktika, pasi gjatë ditëve të fundit është kujdesur të analizojë me video kundërshtarin.

Duhet thënë se që nga porta do të ketë ndryshime, aty ku pritet të luajë Hoxha. Në mbrojtje pritet rikthimi i një mes Sotës dhe Koçijan, teksa në mesfushë Maget pritet sërish titullar krah Muratajt dhe Rrapajt. Taipi do të luajë pas dy sulmuesve, teksa në ofensivë Mba pritet ta nisë si titullar, krah Carës. PanoramaSport

AlbaniaWeb.net