Fri, Nov 29, 2024

VIDEO/ Italia e Spalletit kalon Ukrainën dhe merr vendin e dytë, goleadë e Spanjës dhe Belgjikës në kualifikueset e Euro 2024

  • PublishedSeptember 12, 2023

Italia e Lucciano Spalletit ka triumfuar 2-1 në shtëpi ndaj Ukrainës, duke marrë kështu vendin e dytë në grupin C të kualifikueseve të Euro 2024 me 7 pikë, po aq sa ka edhe ekipi i Rebrov, por që renditet në vendin e 3-të.

Golat për italianët u realizuan nga Frattesi (dopietë), ndërsa për mysafirët “tundi rrjetën” Yarmolenko. Maqedonia e Veriut ka bërë detyrën ndaj Maltës në transfertë, me suksesin 0-2 që i rendit ata në vendin e katërt me 7 pikë.

Në grupin F, Belgjika kryesuese me 13 pikë mundi pastër 5-0 Estoninë. Austria ia del në Suedi me shifrat 1-3 duke barazuar me pikë belgët. Në grupin A, goleadë e Spanjës 6-0 në shtëpi ndaj Qipros. Golat mbajnë firmat e Gavi, Merino, Joselu, Baena dhe Torres (x2).

Ed
Ed

()

AlbaniaWeb.net