Aktivistja: Problemi i pronave fillon dhe mbaron me drejtësinë. Gazetari: Në operacionin ‘Metamorfoza’, Pëllumb Gjoka është në krye, SPAK i ka materialet!
Në emisionin “Në Shënjestër” u trajtua çështja e grabitjes së pronave në Velipojë, dhe se si u falsifikua prokura e 99-vjeçares Drande Hotaj. Prokura në emër të saj u falsifikua nga njeriu i biznesmenit Pëllumb Gjoka.
Aktivistja Rezearta Çaushaj, teksa foli për kallëzimin në Prokurorinë e Shkodrës, për falsifikimin e pronës së 99-vjeçares, u shpreh se është bërë një padrejtësi, duke shtuar se ende kjo çështje është e paqartë.
“Pa dijeninë e familjarëve të saj ia ka dhuruar djalit të vëllait saj dhe kjo është shumë e çuditshme. Pra këto janë raste që i dëgjojmë dhe kuptojmë se si funksionon çështja e pronave në Shqipëri. Drejtësia ka një rol kyç. I gjithë problemi i pronave fillon dhe mbaron me drejtësinë”, theksoi ajo.
Ndërkohë, Xhevahir Lita është arrestuar në kuadër të operacionit Metamorfoza dhe në kohën kur edhe u bë arrestimi, Lita ishte Prokuror në Shkodër.
Nga ana e tij gazetari Fatjon Gjinaj shtoi se SPAK i ka materialet e Prokurorisë së Shkodrës që janë me shumë vlerë, duke shtuar se ka informacione për të shtrirë më tej sundimin e ligjit.
“Janë të gjitha kallëzimet që ka patur në organet e drejtësisë lokale të Shkodrës nga Pëllumb Gjokës. Si provë për SPAK shërbejnë jo vetëm materialet e grumbulluara, por edhe mënyra se si janë zbërthyer këto për shkak të bisedave të zhvilluara mes tyre. Pëllumb Gjoka në operacionin “Metamorfoza” qëndron në krye, dhe duken sikur rreth tij sillen të gjithë. SPAK i ka materialet e Prokurorisë së Shkodrës që janë me shumë vlerë”, theksoi ai.
()