“Leksione Shqipërisë nuk i jep dot asnjë vend”, Rama: Jam shumë krenar për legjislacionin që kemi për minoritetet, nëse dikush ka probleme…
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për “Censin e Popullsisë dhe banesave”, tha se është shumë krenar për legjislacionin që Shqipëria ka për minoritetet.
“Një nga gjërat që më bën me shumë krenar është që Shqipëria ka legjislacionin për minoritetet. E bëmë pa na e kërkuar njeri. Jam shumë krenar për mënyrën si Shqipëria i ka integruar dhe si trajtohen të gjitha minoritetet”, tha Rama.
Më tej Rama tha se nuk ka asnjë njeri që të ankohet për diçka, për shkak se i përket një etniteti të caktuar, pasi trajtohen njësoj si ata me etni shqiptare.
“Dhe nëse ka probleme për dikë apo për disa me një komunitet etnik tjetër, janë probleme që janë njësoj në komunitetet me etni shqiptare, nuk ka asgjë të ndryshme, me një etnitet tjetër, janë njësoj për të gjithë, nuk ka një minoritar që të ngrihet dhe të thotë që kam një problem që lidhet me faktin që jam në një etni tjetër. Jemi në një pozitë që mund ta themi me plot gojën që leksione për minoritetet, Shqipërisë nuk i jep dot askush, asnjë vend, zero”, tha Rama.