Thu, Nov 28, 2024

Përmbytjet me mijëra të vdekur në Libi, mesazhi i Begajt: Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin libian

  • PublishedSeptember 13, 2023

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që po përjeton Libia, pas përmbytjeve masive, që kanë shkaktuar dhe viktima.

Në një reagim në rrjetet sociale, Begaj shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.

MESAZHI I BEGAJT

Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Libisë gjatë kësaj kohe të vështirë. I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjeve që kanë humbur të dashurit për shkak të ndikimit shkatërrues të stuhisë Daniel në Libinë lindore.

AlbaniaWeb.net