Rikthimi i basteve sportive, propozimi i Braçes: Të menaxhohen nga shteti, ose do të kthehet në luftë
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka bërë sot një propozim sa i takon menaxhimit të basteve sportive, që sipas tij duhet të bëhet nga shteti. Ai tha në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, se në të kundërt ky sektor do të kthehet në ‘luftë’.
“Siç i kishin ashtu kanë vazhduar t’i kenë edhe pasi u mbyllën. Komisionit i lind detyrimi për të kërkuar llogari, por edhe të japë një zgjidhje që nuk i çon tek banditët. Në rast se do e bëni siç propozohet, të mbesë në duar legale. Nuk jam për këtë model, por për modelin që duhet ta ketë shteti sepse në fund fare po përsëri ky aktivitet do kthehet kështu me këtë model me një aktivitet, ku në betejë do të jenë ata që janë legalë dhe ata që janë ilegalë, do zihen atje poshtë në territor, jo këtu në Komision.
Sa kohë që ilegaliteti do të vazhdojë mendoj se duhet të rrijë shteti përballë, jo në mes. Nëse nuk mbyllet dot dhe u provua që nuk mbyllet dot, ta ketë shteti dhe t’i rrijë përballë çdo strukture ilegale që ndërtohet që do konkurrojë aktivitetin legal. Po të jetë shteti ka gjasë që ti rrijë përballë, po të jetë shteti në mes, dhe një palë ilegale në njërën anë dhe pala legale në anën tjetër, do kthehet në luftë atje matanë, siç ishte në luftë.”, tha ai.