Roko Vata jep spektakël, dopietë në debutimin e tij në ndeshje zyrtare me U21 të Irlandës
Roko Vata vazhdon të bëjë emër në futbollin ndërkombëtar me fanellën e Irlandës. Djali i ish-kapitenit të kombëtares shqiptare Rudi Vata, sot ka bërë debutimin e tij me U21 dhe ka lënë menjëherë shenjë.
I aktivizuar si titullar në sfidën kundër San Marinos, në ndeshjet eliminatore të Euro 2025 të kësaj grupmoshë, Vata ka treguar se është gati për skenat e rëndësishme.
Ai gjeti avantazhin për skuadrën e tij në minutën e 8 të sfidës dhe në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, dyfishoi rezultatin për ekipin e tij.
Irlanda e mbylli ndeshjen me fitoren 3-0 të kësaj sfidë dhe tashëm është në vendin e parë në grup me pikë të barabarta me Norvegjinë me dy fitore në po aq ndeshje të luajtura.PanoramaSport