Tekniku i Skënderbeut pas ndeshjes: Urime Tiranës, luajtëm mirë deri në pësimin e golit të dytë
Skënderbeu u mposht 3-1 nga Tirana, në ndeshjen e Superiores. Pas sfidës, trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenovic analizoi takimin.
“Duam ta urojmë Tiranën për fitoren. Janë skuadër e mirë dhe me kualitete. Ne kërkuam ta fitonim ndeshjen me çdo kusht. Ishim në ekuilibër në pjesën e parë. Në pjesën e dytë ndërruam skemën 4-3-3 dhe Tirana ia doli të fitojë me kualitet.
Nikaj shfaqi lodhje, sepse ishte me skuadrën e Shpresave. Maksimumi 60 minuta ishte për lojë, erdhi vetëm të martën. Rashica është lojtar shumë i mirë dhe shpenzoi shumë energji. Mendova të rifreskoj ekipin dhe të shtonim shpejtësinë.
Pecani është lojtarë i mirë dhe ishte me U-21 dhe mund të bënte pak më mirë. Me Likën dhe Fletcher jam i kënaqur. Nuk kemi fituar shumë nga lojtarët e pankinës në këtë javë të tretë, kjo është një minus për ne, por mund të përmirësohemi.
Deri të goli i dytë i Tiranës, ishim mirë. Ishim në ekuilibër. Pas kësaj, e dija që do bëhej më e vështirë, sepse Tirana ka eksperiencë dhe kualitete. Nuk jam i kënaqur me rezultatin, por nga kjo ndeshje do mësojmë shumë” – Tha ai.
()