Votimet në Kuvend, marrëveshja me Gjermaninë merr votat e PS dhe Bashës. Ja pse u shty ligji për pagat e gjyqtarëve të Kushtetueses
Kuvendi votoi tre dekretet e Presidentit për emërim dhe shkarkim ministrash të kabinetit qeveritar.
Në seancën e sotme plenare u shqyrtua dekreti për shkarkimin si ministre e Financave dhe Ekonomisë të Delina Ibrahimajt, me 105 vota pro dhe asnjë kundër; dekretin e Presidentit për emërimin e Ervin Metes si ministër i Financave dhe Ekonomisë, i cili u miratua me 74 vota pro, 30 kundër; dekretin e Presidentit për emërimin e Delina Ibrahimajt, ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, i cili u miratua me 73 vota pro dhe 30 kundër.
Ndryshimet në ligjin, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, nuk u shqyrtuan në këtë seancë pasi me kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste u vendos që projektligji të shqyrtohet në seancën plenare të radhës.
Vendimi u shty pasi Partia Socialiste nuk arriti në 84 vota për ta miratuar, pasi mungonin kryeministri Edi Rama, Delina Ibrahimaj, Paulin Stërkaj, Bujar Çela, Gerta Duraku.
Ndërkohë që e kundërta ndodhi me marrëveshjen me Gjermaninë e cila u votua nga mazhoranca po ashtu edhe nga deputetë të Bashës.
Sakaq Seanca plenare shqyrtoi dhe miratoi disa projektvendime për disa ndryshime dhe emërime të anëtarëve të përhershëm në komisionet parlamentare.
()