Zjarri në pallatin 10 katësh te Rruga e Kavajës/ “Sistemi zjarrfikës i rrënuar”, reagon Indrit Hoxha: Sot u dogj fasada, nesër mund të…
Indrit Hoxha, Sekretar për emigracionin i Sali Berishës, ka komentuar zjarrin që përfshi një pallat 10 katësh te Rr. e Kavajës në Tiranë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Hoxha shkruan se asnjë ndërtim nuk është me sistem antizjarr dhe se sistemi zjarrfikës në Shqipëri është pothuajse i rrënuar, pasi buxheti i shtetit nuk e suporton që të jetë sipas standardeve evropiane.
“Edhe pse nje meter katror ne kullat e Tiranes mund te kushtoje nga 1500-3000€ pothuajse asnje ndertim nuk eshte me sistemet anti zjarr, sistemi zjarrfikes ne Shqiperi eshte pothuajse i rrenuar sepse buxheti i shtetit nuk e superton qe te jete sipas standarteve europine edhe pse tashme eshte nje nder kushtet per tu antarsuar ne BE! Ligji duhet rishikuar ,kontrollet duhet te jete te rrepta dhe duhen zbatuar,sot u dogje vetem fasada e nje pallati neser rrezikon jete njerzish nese masat nuk do merren.”, shkruan Hoxha në Facebook.
()