Aludimi për negociata me Nikollën dhe Çuçin, PD e mohon: Nuk është dhënë asnjë qëndrim! Zgjedhja e Avokatit të Popullit…
Deputetja Orjola Pampuri në një reagim të gjatë në Facebook ka bërë një sqarim publik lidhur me disa lajme ku thuhej se Partia Demokratike i kërkon Lindita Nikollit dhe Bledar Çuçit të negociojë për zgjedhjen e Avokatit të Populit. Pampuri thekson se PD dhe përfaqësuesit ligjorë në institucionin e Kuvendit nuk kanë shprehur asnjë qëndrim të tillë.
Gjithashtu ajo shton se zgjedhja e drejtuesit të një institucioni të pavarur kushtetues siç është Avokati i Popullit nuk ka nevojë për pazare individuale, por për një proces të hapur e transparent.
REAGIMI:
Sqarim publik!
Mediat kane shperndare sot nje njoftim sipas te cilit pretendohet se Partia Demokratike, i paska kerkuar Lindita Nikollit dhe Bledar Cucit, te negocioje per zgjedhjen e Avokatit te Popullit.
Sqarojme opinionin publik, se Partia Demokratike dhe perfaqesuesit e saj ligjore ne institucionin e Kuvendit, nuk kane shprehur asnje qendrim e as kane autorizuar ndokend qe jashte vullnetit politik te saj te neperkembe qendrimin dhe vullnetin politik te PDSH, e bashke me te edhe te kompromentoje legjitimitetin e zgjedhjes se nje institucioni te pavarurur kushtetues sic eshte Avokati i Popullit.
Asnje perpjekje apo shfaqje vullneti per tu futur ne pazare politike nen petkun e negociatave nuk eshte qasje dhe as vullnet i PDSH, por është thjesht dhe vetëm një pazar për interesa personale.
Zgjedhja e drejtuesit të një institucioni të pavarur kushtetues sic është edhe avokati i Popullit, nuk ka nevojë për pazare individuale, por për proces të hapur e transparent, për një konsensus te gjerë jo vetem politik por edhe qytetar rreth personit që mund të përfaqesoje dhe mbrojë më mirë interesat tyre
PDSH denoncon e refuzon cdo pazar te maskuar si negociate. Kompromisi për avokatin e popullit duhet të behet rreth figures, personatitetit dhe integritetit që mban kandidati i propozuar dhe jo pazareve te individeve te ndryshëm për qellime dhe interesa qe nuk lidhen ne demokratet dhe PDSH.
Cdo pazar i kamufluar, individual nuk ka lidhje me PDSH, perben mashtrim publik, nuk njihet prej saj e mbi te gjitha eshte sherbimi me i keq qe mund ti behet publikut.
Orjola Pampuri
Nenkryetare e PD
Zedhenese e Grupit Parlamentar te Partise Demokratike.