Analisti Demalia përkujton ditën e vdekjes së shkencëtares Sabiha Kasimati: Shqipëria vijon të sundohet nga jagot e djeshëm të regjimit
Analisti Ilir Demalia ka përkujtuar ditën e e vdekjes së është dita e vrasjes së shkencëtares Sabiha Kasimati nga regjimi i Enver Hoxhës.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Demalia shkruan se vdekja e Kasimatit është model oksidental dhe demokratik dhe nuk përmendet në asnjë media apo institucion shtetëror.
Sabina Kasimati ishte ishte biologe, punonjëse shkencore shqiptare e pushkatuar pas ngjarjes së shpërthimit të bombës në ambasadën Sovjetike në vitin 1951.
“Shqipëria si vazhdimsi e mbeturinave te soc-realizmit ne art dhe kulturë
Sot që është dita e vrasjes së shkencëtares Sabiha Kasimati nga regjimi kriminal i Enver Hoxhes së shkencëtares Sabiha Kasimati nga regjimi kriminal i Enver Hoxhes, krejtesisht e pafajshme, një model oksidental dhe demokratik, nuk përmendet në asnjë media apo institucion shtetëror.
Sot në të kundërt ne UET ishin mbledhur për promovim libri të gjithë ata që i thurën ditirambe himne vrasësit të Sabiha Kasimatit, portavacet gebelsiane të regjimit në art, film, letërsi dhe pasqyrohej ky aktivitet në media. Shqipëria nuk ka ndryshuar aspak si konstruksion psiko-emocional i socrealizmit qe sundohet nga jagot e djeshëm të regjimit dje edhe sot në demo(n)kraci.
Shqipëri të …..”, shkruan Demaliaj në Facebook.