Mbi 1 orë takim mes ministrit grek dhe Fredi Blerit në qeli, zbardhen detajet, çfarë u diskutua
Ministri grek për mbrojtjen e qytetarëve Johanis Ikonomu ka takuar sot në paraburgim Fredi Belerin, i arrestuar për blerje votash për zgjedhjet e 14 majit 2023.
Mësohet se ai ka hyrë në ambientet e brendshme të burgut të Durrësit, ku është takuar me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës prej më shumë se një ore, por pas përfundimit të takimit nuk ka folur për mediat.
Gazetarja Klodiana Haxhiraj bën me dije për se ata kanë diskutuar në lidhje në lidhje me nisjen e procesit gjyqësor dhe situatën e tij pas arrestimit.
Vizita e ministrit te brendshëm vjen pasi gjykata vendosi një ditë më parë nisjen e gjykimit në ngarkim të Fredi Belerit.