“Protestat kur të nisin nuk do të ndërpriten më”, Berisha reagon për vendimin e Kolegjit: Drejtësinë e kontrollon Rama
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me vendimin e Kolegjit Zgjedhor për t’i dhënë PD-së zyrtare 2 komisionerë në zgjedhjet e pjesshme lokale në Kukës.
Në konferencën e përjavshme për shtyp ai tha se vendimet e drejtësisë i kontrollon kryeministri Rama përmes Sokol Sadushit.
U bëni thirrje qytetarëve për protesta, e keni për konsum politik apo ka një plan konkret?
PD do të nisë protestant. Ne përpjekjen e opozitës duhet ta marrim si proces. Nuk është një protestë që do fillojë sot, do rrijë disa orë aty dhe pastaj do shpërndahet. Do të jetë krejt tjetër. Kërkon përgatitje të plotë, psikologjike, politike, të gjithënashme dhe kur të fillojë nuk do të ndërpritet. Ne jemi këtu që të bindim qytetarët se të gjtiha këto që ndodhin kanë emërues të përbashkët mungesën e lirive të qytetarëve.
Bëhen 4 muajit nga zgjedhjet lokale, akoma nuk është bërë votëbesimi juaj. Do shkoni në protesta si i votëbesuar, apo do ta lini më vonë?
Ngjarje të palidhura njera me tjetrën, por statuti do të zbatohet.
Kolegji ka vendosur që PD zyrtare me kryetar Bashën të ketë dy komisionerë. Ky precedent mund të përdoret edhe në zgjedhjet e ardhshme. Keni një koment?
është thjeshtë një akt tjetër i Edi Ramës. Ai kolegj dhe në tërësi drejtësia dominohen sot nga Sadushi dhe e shoqja, dy karikatura të shëmtuara të drejtësisë shqiptare. Gjykatën e Lartë e dominon Sokol Sadushi, një komisar politik i lidhur me fije të errëta dhe që mbahet peng nga Rama me dosjen e vettingut. E tillë është “Sadushja” në Apel. 99% të vendimet e drejtësisë i merr Rama me Sadushin.
E keni bërë gati dosjen e PD për ta çuar në Strasburg?
Ligji detyron Sadushin që brenda 30 ditëve të kthejë çështjen për rigjykim. Si komisar politik aty mban dosjen me urdhër të Ramës. Vettingu i tij nuk është bërë ende.