VIDEO/ Rikthimi i Brojës, Poçetino: Kush është Federata Shqiptare? Unë njoh Silvinjon dhe Zabaletën
Armando Broja nuk është ende gati për të qenë pjesë e skuadrës së parë për këtë sezon. Pas dëmtimit të gjatë që e mbajti prej muajsh jashtë, sulmuesi i Kombëtares duhet të presë edhe pak ditë.
Në Angli, i janë drejtuar pyetje Poçetinos në lidhje me Brojën, për të cilin vetë presidenti Armand Duka u shpreh se pritet të rikthehet shpejt në fushë. Trajneri i Çelsit, nuk i ka kursyer edhe notat e humorit në konferencë, duke pyetur edhe se kush është Federata Shqiptare.
🗣️ “Who is the Albanian FA? I didn’t hear.” 👀
Mauricio Pochettino reacts to the leaks from Albania that said Armando Broja would be on the bench for Chelsea this weekend pic.twitter.com/YflmQ2YQLt
— Football Daily (@footballdaily) September 15, 2023
“Armando Broja, shefi i Federatës Shqiptare tha se do të jetë në stol të shtunën”, ishte pyetja e gazetarit
“Kush e tha këtë? Kush është Federata Shqiptare? Presidenti, trajneri? Nuk e kam dëgjuar. Ka respektin tim. Njoh Silvinjon dhe Zabaletën, trajnerët në Shqipëri dhe kam një marrëdhënie të mirë, por jo, jo ende, jo ende”, u shpreh Poçetino./Panoramasport