Stefi Prifti bëhet gjysh për herë të parë, dedikimi emocionues për nipin
Këngëtari i njohur korçar, Stefi Prifti është bërë gjysh për herë të parë, pasi ka ardhur në jetë nipi i tij Zayan.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tregon emocionet e forta të të bërit gjysh.
Postimi i këngëtarit:
“Njeriu në jetë provon ndjesi dhe emocione nga më të ndryshmet dhe të shumëllojshme.
Ndër gëzimet më të rëndësishme të jetës sime kanë qenë disa… Fitorja e konkursit për në Institutin e Lartë të Arteve… Dashuria… Martesa… Muzika dhe Sukseset artistike… Ardhja në jetë e dy vajzave të mia, etj. Por, ç’na qenka kjo ndjesia e të bërit gjysh… Më kishin treguar, por kjo është e para herë që e provoj. Një mrekulli! Dikush më thotë NONO… Një status i bukur për mua.
Ëelcome bukuroshi i gjyshit, Zayan!
Mirë se erdhe dhe i bekuar të jesh!
Shëndet dhe mbarësi edhe për mamin dhe babin, që të sollën në jetë!”, shkruan Stefi Prifti në rrjetet sociale.