“U arrestuan 233 trafikantë, u goditën 23 grupe kriminale”, mediat e mëdha botërore jehonë megaoperacionit ‘Tempulli’
Mediat e huaja prestigjioze i kanë bërë jehonë aksionit të ndërmarrë nga Policia e Shtetit në mbarë vendin, në ‘gjueti’ të trafikantëve të drogës.
Associated Press, Daily Mail apo AbcNews i kanë kushtuar një artikull aksionit ‘Tempulli’ në fjalë që çoi në arrestimin e 233 personave dhe goditjen e 23 grupeve kriminale në vend.
ARTIKULLI I ASSOCIATED PRESS
Policia e Shtetit në Shqipëri raportoi të enjten ndalimin e 233 personave si pjesë e një operacioni mbarëkombëtar për të ndaluar trafikun e drogës në shkolla. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se rreth 3,000 oficerë morën pjesë në goditjen që synonte rreth 23 grupe kriminale që dyshohet se shpërndajnë drogë si kanabis, kokainë, heroinë dhe ekstazi në mjediset e shkollës dhe universitetit. “Prindërit dhe familjet shqiptare sot po vlerësojnë Policinë e Shtetit dhe gjithashtu presin punë sistematike kundër kriminelëve të çdo lloji”, tha Balla.
Shqipëria, e cila ka një vijë bregdetare në Detin Adriatik dhe kufijtë tokësorë i ndan me Greqinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ka pasur prej kohësh një reputacion si rruga kryesore evropiane e trafikut të drogës. Për një kohë të gjatë, ajo u konsiderua gjithashtu si një qendër e prodhimit të marijuanës. Pas ardhjes në pushtet në vitin 2013, qeveria e majtë e Partisë Socialiste e kryeministrit Edi Rama vuri si synim shkatërrimin e bimëve të kanabisit. Gjatë dy viteve të ardhshme, ajo shkatërroi miliona bimë kanabisi me një vlerë tregu prej 7 miliardë euro (8.5 miliardë dollarë), më shumë se dy të tretat e prodhimit të brendshëm bruto vjetor të vendit në atë kohë.
Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku tha të enjten se rreth 1500 persona janë akuzuar për trafik droge deri më tani këtë vit dhe janë sekuestruar qindra mijëra bimë kanabisi.
()