Sat, Nov 30, 2024

UEFA flet “shqip”, perlat e Asanit çmendin tifozët. Në 5 xhirot e “Euro2024”, Shqipëria merr 3 medalje ari e një argjendi

  • PublishedSeptember 16, 2023

Jasir Asani, ylli i ri i Kombëtares, “pushtoi” sërish UEFA. Në 5 xhiro të këtyre kualifikuese në “Euro2024”, dy perlat e Asanit janë përzgjedhur si golat më të bukur të raundit. Ekzekutimi fantastik kundër Polonisë kishte pak shanse të mos fitonte, ishte një ekzekutim i magjishëm duke bërë që mijëra tifozë të votonin perlën e tij si golin më të bukur.

Asani konfirmoi edhe një herë se nuk di të shënojë gola normal.

Pas Moldavisë, ky ishte goli i radhës i cilësuar si më i bukuri.

Jo vetëm Asani, në listën e perlave të UEFA-s më herët ishte përfshirë edhe Kristjan Asllani, goli i tij kundër Ishujve Faroe ishte thjesht fantastik, një gol që të lë pa fjalë.

Mes perlave kuqezi gjejmë edhe golin e Nedim Bajramit kundër Republikës Çeke, por për fat të keq ai gol zuri vendin e dytë. Këto gola të mrekullueshëm e kanë bërë edhe më të bukur rrugëtimin e Shqipërisë në kualifikueset “Euro2024”.

AlbaniaWeb.net