Thu, Nov 28, 2024

Botoks për stomakun në spitalin e Fierit, drejtoresha nën akuzë

  • PublishedSeptember 18, 2023

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi të hënën më 18 shtator përfundimin e hetimeve nga ana e Prokurorisë së Fierit ndaj drejtoreshës së Përgjithshme të Spitalit Rajonal Memorial Fier, , e cila akuzohet për “”, pasi ka lejuar të kryhen në mënyrë të paligjshme procedurat e botoksit të stomakut te pacientët.

“Ka lejuar kryerjen e paligjshme të procedurës së botoksit të stomakut te pacientët në këtë spital publik, nëpërmjet aplikimit në organizmin e brendshëm të pacientëve, të preparateve mjekësore të botoksit të stomakut që nuk janë blerë nga vetë spitali me procedura të ligjshme të prokurorimit publik, por janë gjetur në rrugë jashtë-spitalore për të cilat pacientët kanë bërë pagesat e tyre,” thuhet në njoftim.

Sipas prokurorisë, mungesa e kryerjes së procedurave të ligjshme të prokurimit publik ka sjellë moskryerjen e verifikimit në këtë spital të dokumentacionit përkatës lidhur me verifikimin e datës së skadencës dhe vendit të origjinës së preparateve, duke sjellë kryerjen e kësaj procedure jashtë çdo lloj standardi ligjor dhe teknik te pacientët. Sipas organit të akuzës, procedurat e kryera mbartin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e pacientëve dhe dëmtojnë interesat dhe imazhin e këtij institucioni shëndetësor publik.

Aplikimi i botoksit në stomak është një metodë e humbjes së peshës, bazuar në metodën e injektimit të një toksine në pjesë të caktuara të stomakut, që sjell tkurrje të muskujve të këtij organi tretës dhe vonesë të zbrazjes, duke shkaktuar humbje të oreksit tek pacienti.