Thu, Nov 28, 2024

EMRI/ Plagosi me armë zjarri një 30-vjeçar dhe tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes, pranga 55-vjeçarit në Malësi të Madhe

  • PublishedSeptember 18, 2023

Një 55-vjeçar është arrestuar pasditen e sotme në Malësi të Madhe, pasi plagosi me armë zjarri një 30-vjeçar.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Gjergj Marku, ndërsa nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen me iniciale E. M., pasi ka qenë prezente gjatë konfliktit.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe

Plagosi me armë zjarri një shtetas dhe tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari, Gjergj Marku.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se në vendin e quajtur “Qafa e Bardelecit”, në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë shkuar menjëherë në këtë adresë. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Gj. M. kishte plagosur me armë zjarri pistoletë, në dorë, shtetasin M. P., 30 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, shtetasi Gj. M. ka dëmtuar automjetin e shtetasit D. Q. dhe e ka kanosur atë, pasi i ka ofruar ndihmë shtetasit të plagosur.

Falë veprimeve të shpejta operacionale, pas disa minutash ndjekjeje, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin Gj. M., 55 vjeç.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e shtetasit Gj. M., shtetasen E. M., pasi ka qenë prezente gjatë konfliktit dhe ka kanosur shtetasin D. Q.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

AlbaniaWeb.net