Thu, Nov 28, 2024

Lojtari i Lazios ka një dëshirë: Jam i qetë, por dua të mbyll karrierën në vendin tim

  • PublishedSeptember 18, 2023

Luis Alberto është një nga lojtarët më të mirë të Lazios. Mesfushori spanjoll vlerësohet në maksimum nga trajneri i skuadrës, Sarri, kjo për vetë faktin se futbollisti në fjalë ka aftësi tekniko-taktike të veçanta. Në verë u përfol gjatë për një largim të mundshëm nga kryeqyteti, çka mbajti pezull tifozët e skuadrës për një periudhë kohore.

“Në fund të ndeshjes ne gjithmonë flasim me tifozët, ata po na ndihmojnë si në shtëpi ashtu edhe në ndeshjet jashtë. Do largohem në dhjetor (Qesh). Jam i qetë por do doja të mbyllja karrierën në vendin tim” – tha Luis Alberto kur u pyet për të ardhmen. 30-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2025.

Luis Alberto ka luajtur 35 ndeshje në sezonin e kaluar në kampionatin italian, duke i dhënë një dorë të madhe skuadrës Biancoceleste për kualifikimin në UEFA Champions League. Kujtojmë që ai kaloi te lacialët në vitin 2015, pas një eksperience te Deportivo La Coruna. JS

()

AlbaniaWeb.net