Fri, Nov 29, 2024

Formacionet zyrtare, Milan përballë Newcastle në Champions League

  • PublishedSeptember 19, 2023

Milan përballet me Newcastle, në ndeshjen e parë të grupeve të UEFA Champions League. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, për takimin që nis në orën 18.45 në Milano.

Milan luan një skemë 4-3-3 me portierin Maignan që do ketë përpara Calabria, Thiaw, Tomori dhe Theo Hernandez. Mesfusha përbëhet nga Loftus-Cheek, Krunic dhe Pobega. Sulmi i besohet Chukëueze, Giroud dhe Leao.

Në krahun tjetër, te anglezët në portë është Pope. Në prapavijë kanë punë mjaft të vështirë Schar, Botman, Burn dhe Longstaff. Bruno Guimaraes dhe Tonali kanë çelësat e mesit të fushës, ndërsa sulmi është akoma edhe më i frikshëm me Murphy, Isak dhe Gordon! JS

MILAN (4-3-3): Maignan; Calabria, Tomori, Thiaw, Théo Hernandez; Loftus-Cheek, Krunic, Pobega; Chukwueze, Giroud, Leao.

NEWCASTLE (4-3-3): Pope; Trippier, Schar, Botman, Burn; Longstaff, Bruno Guimaraes, Tonali; Murphy, Isak, Gordon

()

AlbaniaWeb.net