Sat, Nov 30, 2024

Gjykata shqiptare miraton ekstradimin në Hagë të Dritan Goxhajt

  • PublishedSeptember 19, 2023

Në një seancë dëgjimore të martën, Gjykata e Tiranës vendosi që , një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Shqipëria, mund të ekstradohet në në Hagë, tha një zyrtar i gjykatës për BIRN.

Goxhaj u arrestua në korrik nën akuzën e “kanosjes gjatë procedimit penal” dhe “pengimit të zyrtarëve në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Ai ka të drejtë ta apelojë vendimin e Gjykatës së Tiranës brenda dhjetë ditëve. Avokati i tij nuk mund të kontaktohej nga BIRN të martën.

Avokati i tij tha për BIRN në gusht se Goxhaj ishte akuzuar për një artikull që ai shkroi për një media ku ekspozonte emrat e disa prej dëshmitarëve të mbrojtur të mundshëm në një gjyq për të një ish-guerrili të UÇK-së në Hagë.

Goxhaj u arrestua në Tiranë me një urdhër-arresti të lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, që po gjykon ish-luftëtarë të UÇK-së për krime të kryera gjatë dhe menjëherë pas luftës së viteve 1998-1999.

Ky është rasti i parë në Dhomat e Specializuara të Kosovës ku arrestohet një shqiptar nga Shqipëria.

Mbrojtja e dëshmitarëve ka qenë një shqetësim kyç për Dhomat e Specializuara të Kosovës që nga fillimi dhe ishte një nga arsyet kryesore pse gjykata për krimet e luftës u themelua jashtë Kosovës dhe përbëhet nga personel ndërkombëtar, megjithëse është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës.

Gjyqet e mëparshme të ish-guerilasve të UÇK-së si brenda Kosovës ashtu edhe në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të OKB-së për ish-Jugosllavinë janë shoqëruar nga kanosje e dëshmitarëve. Në disa raste, edhe pasi ishin zhvendosur, atyre u afroheshin të afërm ose të tjerë duke u përpjekur t’i bindnin të tërhiqnin dëshmitë e tyre fillestare.

Ish-udhëheqësi dhe nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe Nasim Haradinaj, tashmë janë burgosur për pengim të drejtësisë dhe kanosje të dëshmitarëve nga Dhomat e Specializuara.

Ata u ndoqën penalisht pasi morën një sërë dokumentesh ligjore të rrjedhura nga Dhomat e Specializuara, të cilat përmbanin informacione konfidenciale për dëshmitarët e mbrojtur, duke përfshirë emrat dhe informacion personal, më pas mbajtën konferenca për shtyp për të nxitur mediat të publikonin ekstrakte nga dosjet e rrjedhura.

Dhomat e Specializuara të Kosovës po gjykojnë ish-guerilët e UÇK-së për krime duke përfshirë vrasje, torturë dhe ndalime të paligjshme.

Në mesin e atyre që tashmë janë në gjyq janë ish-presidenti i Kosovës, , dhe ish-kryetari i parlamentit, , të cilët ishin figura të larta të UÇK-së gjatë kohës së luftës. Të dy janë vetëdeklaruar të pafajshëm për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.