Thu, Nov 28, 2024

Gjyqtari Kujtim Vraniçi konfirmohet në detyrë

  • PublishedSeptember 19, 2023

Kujtim Vranici

, shpalli të martën më 19 shtator vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, . Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga , me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen, pas seancës dëgjimore të hënën kur subjekti dha shpjegime për gjetjet në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit, në të cilat nuk u evidentuan probleme domethënëse. Për pastërtinë e figurës Vraniçi mori vlerësim pozitiv.

Kujtim Vraniçi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, ku punoi gjatë viteve 2003-2013. Në vitin 2014, ai u emërua inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ndërsa në vitin 2016 u emërua në Gjykatën e Tiranës, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin edhe aktualisht.