Luiz Ejlli bën dedikimin romantik ndaj Kiarës
Kiara dhe Luizi janë një ndër çiftet me te preferuar dhe më të komentuar të momentit në Shqipëri. Dyshja, e cila u njoh gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV, vijon të jetë e lumtur në krahët e njëri-tjetrit dhe shpesh herë ata ndajnë me fansat, copëza nga bashkëjetesa e tyre.
Ditën e djeshme, moderatorja dhe këngëtari kanë bërë një shkëputje romantike, duke udhëtuar drejt Italisë, ekzatësisht në Milano.
Mbrëmjen e kaluar, Luizi ka ndarë me ndjekësit e tij një moment duke filmuar Kiarën, teksa ajo shijon një ndër pamjet më të bukura në Milan, “Duomo di Milano”.
“Ndërkohë që Kiara sheh Duomon, unë shijoj pamjen më të bukur në botë, sapo hap sytë”, shkruan Luizi bashkangjitur videos së publikuar në Instastory, ndërkohë që videon e ka shoqërua me një ndër këngët mjaft të njohura të artistit të famshëm, Andrea Bocelli, “Vivo Per Lei”, duke e bërë këtë moment edhe më romantik.