Fri, Nov 29, 2024

Miratohen pa debat ndryshimet në ligjin “Për të drejtën e Informimit”

  • PublishedSeptember 19, 2023

Projektligji u prezantua nga ministri i Drejtësisë , i cili i konsideroi ndryshimet si nevojë për të rritur më tej aksesin e publikut në informacionin e Administratës Publike.

Ai mbrojti skemën e re të gjobave si një mekanizëm që do të nxisë zbatimin e ligjit.

“Nuk është gjoba ajo që garanton zbatimin e ligjit, është ndërgjegjësimi”- tha ai, duke sqaruar se ishte ulur gjoba dysheme, por ishte shpërndarë barra e përgjegjësisë për dhënien e informacionit.

“Gjobat ishin sa trefishi i pagës së kordinatorit, ndërkohë që në shumë raste janë  titullarët ose nivelet e tjera drejtuese brenda administratës që e pengojnë dhënien e informacionit”- sqaroi ai.

Sipas tij, në ligjin ekzistues mungonin mekanizmat për zbatimin e vendimeve të Komisionerit, që janë zgjidhur me ndryshimet e propozuara.

Ndryshimet parashikojnë që pas hetimit administrativ mund të vendosë gjoba ndaj titullarit të institucionit apo zyrtarit që është bërë pengesë për dhënien e informacionit në zbatim me ligjin.

Drafti final ka pësuar ndryshime nga drafti fillestar i Ministrisë së Drejtësisë pas presionit të medias dhe shoqërisë civile për t’u tërhequr nga neni për “kërkesat e abuzive”.

Manja tha në komision se “kemi marrë në konsideratë sugjerimet e medias dhe shoqërisë civile, që e konsideronin këtë nen si kufizim i të drejtës për informim”.

Sipas propozimit fillestar neni i hequr u jepte mundësinë institucioneve publike që t’i cilësojnë kërkesat për informacion si “abuzive” pa ndonjë kriter të përcaktuar qartë dhe të refuzojë përgjigjen ndaj tyre.

Ndryshimet u votuan vetëm nga deputetët socialistë, ndërsa deputetët e opozitës munguan në mbledhje.

Ligji për të drejtën e informimit u hartua me asistencë ndërkombëtare dhe u miratua nga i Shqipërisë në vitin 2014.