Takimi i radhës Berisha-Bardhi, tryeza e përbashkët e deputetëve mbahet sot në Kukës
Deputetët demokratë në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Gazment Bardhit do të mbajnë takimin e radhës ditën e sotme.
Por duke qenë se më 24 shtator janë zgjedhjet në Kukës, takimi do të transferohet në qytetin e Kukësit, ku opozita ka propozuar Emri Vatën.
Sakaq, pritet që tryeza e deputetëve të opozitës të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa vendi nuk është caktuar ende.
()