Sun, Nov 17, 2024

Alibia e ish-gjytarit të Gjykatës Kushtetuese për pasurinë: “E motra ka qarkulluar 20 milionë euro’

  • PublishedSeptember 20, 2023

Seanca gjyqësore të mërkurën më 20 shtator lidhur me procesin penal në ngarkim të  ish-anëtarit të , , i akuzuar për fshehje të pasurive u dominua nga konstatimet dhe pyetjet e përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Klodian Skënderi lidhur me analizën financiare të kryer nga tre ekspertët për të ardhurat, shpenzimet dhe pasuritë e të pandehurit.

Për afro tre orë, Skënderi u drejtoi me dhjetëra pyetje tre ekspertëve kontabël, Albana Beqiri, Enida Skëndaj dhe Flamur Lalo, duke i pyetur nëse i kishin lexuar gjithë fashikujt hetimorë dhe përse nuk ishin shprehur lidhur me gjithë vlerat e likujditeteve të të pandehurit dhe personave të lidhur, ashtu si kishte urdhëruar gjykata në një vendim të mëparshëm.

Ai vërejti se ishte përcaktuar që analiza financiare të kryhej në dy versione, ku të bëhej për gjithë të ardhurat, likuijditetet, investimet dhe shpenzimet, ndërsa varianti dytë sipas burimeve të njohura.

Ekspertët u shprehën se e kishin kryer analizën financiare bazuar në pyetjet që u kishte drejtuar prokurorja e çështjes .

Avokati Skënderi pretendoi se ishte e vërtetuar se Lulo kishte marrë paga mujore në vlerën 1640 USD si administrator i një shoqërie, por ekspertët u shprehën se vetëm në një rast përshkruhej se kjo shumë ishte marrë nga i pandehuri. Sipas tyre, kjo ishte arsyeja përse nuk ishin konsideruar në analizën financiare shumat e tjera. “Për mua ka interes origjina e parave”, tha eksperti Lalo. Në vijim ekspertët theksuan se në analizë janë përfshirë ato të ardhura që janë konsideruar të ligjshme, të cilat kanë faturë tatimore.

Edhe prokurorja Musabelliu konstatoi se jo çdo lloj pagese mund të konsiderohet si pagë mujore.

Skënderi evidentoi se kishin vërtetuar se i pandehuri ka jetuar me familjen në Kanda për disa vite, ndërkohë që shpenzimet jetike ishin përllogaritur nga ekspertët bazuar në të dhënat e INSTAT për Shqipërinë.

Të pyetur edhe nga gjyqtarja , ekspertët sqaruan se në rastet kur personat jetojnë jashtë u referohen të dhënave për vendet që publikon INSTAT, ndërsa për rastet kur nuk gjenden të dhëna zyrtare, përllogaritjet kryhen sipas shpenzimeve në Shqipëri.

Avokati Skënderi i pyeti ekspertët se ku ishin bazuar për çmimin e blerjes së një dyqani nga motra e subjektit e cila ia ka dhuruar këtij të fundit, kur në kontratën e porosisë dhe mandatin e pagesës rezultonte e njëjta vlerë, që ishte 99 mijë euro. Ekspertët thanë se ishin bazuar në kontratën përfundimtare të shitjes ku figuronte vlera 120 mijë euro.

Nisur nga fakti se Lulo ka përfituar dhurim edhe një vlerë 100 mijë euro nga e motra, në seancë u trajtuan gjatë të ardhurat dhe burimet e saj financiare.

Sipas Skënderit, motra rezulton të ketë pasur likujditete bankare në vlera të mëdha, që arrijnë në shifrën e 20 milionë eurove nëse përllogariten për gjithë vitet. Sipas tij, ajo zotëron reth 27 prona, një pjesë të të cilave i’ua ka dhënë me qira përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Ambasadës Çeke dhe Ambasadës së , SHBA. Skënderi deklaroi se nuk qëndronte konstatimi se motra e Lulos nuk i kishte dhënë me qira ambasadës së SHBA-së një apartament, pasi sipas tij ajo fillimisht kishte lidhur një kontratë për pronën e saj, kurse më vonë e kishte lidhur për llogari të pronës së një tjetër personi. Ai tha se kishte depozituar dokumentacion që vërtetonte se një përfaqësues i ambasadës shprehej për marrdhënien e qirasë.

Ekspertët ritheksuan se analizën e kishin kyer bazuar në pyetjet e prokurorisë. Në vijim ata dhanë shpjegime për pretendimet e Lulos lidhur me të ardhurat e motrës së tij si sipërmarrëse.

Avokati Skënderi vërejti se motra e subjektit kishte vepruar si individ dhe për rrjedhojë nuk deri në vitin 2012 nuk kishte lindur detyrimi taimor për të deklaruar në këtë cilësi.

Por, ekspertët u shprehën se, kur dikush vendos të bëjë biznes duhet që paraprakisht të regjistrohet dhe të paguajë më pas detyrimet. Sipas tyre, nuk ka transaksione dhe për këtë arsye nuk janë konsideruar këto të ardhura të pretenduara.

Ekspertët këmbëngulën se megjithëse në llogaritë e motrës së Lulos ka pasur fluks të hyrjeve dhe daljeve të likujditeteve, nuk vërtetohet burimi i tyre.

“Ne nuk mund të analizojmë gjithë flukset hyrëse dhe dalëse, përveç kur kemi të bëjmë me dhurim. Pyetjet ishin të përcaktuara dhe nuk mund të dilnim jashtë kontekstit”, tha ndër të tjera ekspertja Beqiri.

Avokati Skënderi ritheksoi se ishte devijuar me të padrejtë vendimi gjykatës që kishte urdhëruar analizën e llogarive bankare të subjektit dhe familjarëve të tij. Ai ngriti pretendime mbi metodologjinë, lidhur me kohën kur ishte shtrirë analiza financiare për burimet, duke e konsideruar si kufizues afatin 10 ditor para kryerjes së transaksionve.

Ekspertët u shprehën se analizën e kishin kryer për mundësitë në momentet e kryerjes së veprimeve financiare.

Të pyetur nga gjyqtarja Ulliri se përse nuk kishin konsideruar një prej dhurimeve si të ardhur, ekspertët thanë se gjendej jashtë analizës financiare. Ata pranuan se pas konstatimeve të mbrojtes dhe gjykatës, vërenin se mund të kishte lapsuse dhe nevojë për rishikimin e analizës.

Ndërkohë, avokati Skënderi këmbënguli se motra e ish-gjyqtarit Fatos Lulo kishte pasur mundësi për dhurimet e kryera, pasi rezultonte të kishte qarkulluar rreth 20 milionë euro në vite.

Në përfundim, gjyqtarja Elsa Ulliri vendosi të shtyjë seancën për më datë 11 tetor, në orën 11:00, me qëllim për t’u dhënë kohë ekspertëve të reflektojnë mbi paqartësitë e konstatuara pas pyetjeve të drejtuara nga mbrojtja dhe gjykata.

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo ishte i pari që iu nënshtrua procesit të vetingut dhe gjithashtu i pari që humbi vendin e punës për shkak se arriti në përfundimin se pasuria e tij qindramijëra euroshe nuk mund të justifikohej me burime të ligjshme. Ai u shkarkua nga detyra më 23 mars të vitit 2018.

Në maj të vitit 2020, SPAK regjistroi procedim penal ndaj ish-ëve të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo e , si dhe ndaj ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, , për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Lulo, 57 vjeç, pati një karrierë të gjatë si jurist, avokat dhe gjyqtar. Ai rezultoi se kishte krijuar një pasuri me vlerë prej 92 milionë lekësh, nga të cilat 75 milionë pretendoi se i kishte krijuar përpara fillimit të detyrës si gjyqtar.