Ambasadori rus i indinjuar nga pjesëmarrja e presidentit ukrainas në OKB, Rama i propozon: Ju ndaloni luftën dhe Zelensky nuk do e mbajë fjalën!
Ka nisur me debate mbledhja në Këshillin e Sigurimit, që drejtohet nga kryeministri Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, delegacioni i Rusisë, i drejtuar nga ambasadori Vasily Nebenzya, u shpreh i indinjuar nga prania e liderit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili do të ketë dhe një fjalim.
Pas fjalës së tij, kryeministri Edi Rama i propozoi që t’i jepet fund luftës në Ukrainë, në mënyrë që edhe Zelensky të mos mbajë fjalën e tij.
Pjesë nga debati:
Vasily Nebenzya: Pse i është dhënë përparësi Zelenskyt? Kryesia shqiptare ka treguar mospërfillje flagrante dhe ka përdorur ideologji. Për fat të keq nuk e ka mundur ta menaxhojë këtë takim.
Edi Rama: Më duhet të them se ardhur nga ju i gjithë ky leksion në këtë ndërtesë është një goditje mjaft mbresëlënëse. Shkelja këtu ka të bëjë me faktin që Zekensky do të flasë. Ju ndalni luftën dhe Zelensky nuk do të mbajë fjalën.