Sun, Nov 17, 2024

Deklaroi se i plasi plumbi aksidentalisht, policia e Sarandës nis hetimet pas plagosjes së dyshimtë të 33-vjeçarit (Detajet)

  • PublishedSeptember 20, 2023

Policia e Sarandës nuk është mjaftuar me deklarimin e 33 vjeçarit Hekuran Murtaj, i cili u paraqit disa orë më parë i plagosur në spitalin e Sarandës. Plaga e rëndë në krah që i ka shkaktuar thyerje të kockës dhe disa të dhëna kontradiktore të dëshmuara nga i plagosuri, kanë bërë që policia të dyshojë nëse vërtetë Murtaj është plagosur nga një plumb që ndodhej në tokat e tij.

Ngjarja, sipas burimeve, ka ndodhur në fshatin Vagalat të Bashkisë Finiq. Murtaj rezulton se ka toka në posedim në këtë fshat por edhe në fshatin Markat të Bashkisë Konispol, të cilat i përdor për bujqësi, ndërsa realisht banon në fshatin Stjar të Bashkisë Delvinë.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se në spitalin e Sarandës ai ka deklaruar se banonte në Tiranë. Për shkak të gjendjen së rëndë, ai është nisur me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës.

Whatsapp Image 2023 09 20 At 18.16.01
Whatsapp Image 2023 09 20 At 18.16.01

 

AlbaniaWeb.net