Wed, Nov 20, 2024

“Me fat që kemi Rodri”, Guardiola përkëdhel spanjollin. Start perfekt i Man.City

  • PublishedSeptember 20, 2023

Me statusin e kampionit në fuqi, Man.City nis mbrojtjen e titullit me një fitore me përmbysje përballë Crvena Zvezda. “Qytetarët” e Pep Guardiola-s shihet si favorit kryesor edhe këtë sezon, por përballë ekip serb vuajtën pak, mbi të gjitha në pjesën e parë ku e kishin të vështire të gjenin golin e avantazhit, vetëm një traversë nga Haaland. Në limitet e pjesës së parë, një keq vendosje në mbrojtje, bëri që Crvena Zvezda të kalonte në avantazh, gol i konfirmuar nga VAR.

380480442 876850263804810 8891991596561986264 N
380480442 876850263804810 8891991596561986264 N

Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 47-të, Alvarez u shërbye në zonë nga Haaland, me sulmuesin argjentinas që nuk fali duke rikthyer baraspeshën në “Etihad”. Në të 60-të, Alvarez ishte me fat teksa portieri mik nuk largoi topin si duhet duke bërë që Man.City të përmbyste rezultatin, “dopietë” për Alverz.

Rodri
Rodri

Për të hipotekuar këtë trepikësh mendoi Rodri me një ekzekutim plot klas duke sigluar shifrat në 3-1. Mesfushori spanjoll u shpall lojtari i ndeshjes, ndërsa Pep Guardiola foli me fjalë të mëdha: “Jemi me fat që e kemi në skuadër. Për mua është mesfushori më i mirë në Evropë, për më tepër mund të përmirësohet ende”, u shpreh Guardiola.

376676298 846638180160201 5508039127817954837 N
376676298 846638180160201 5508039127817954837 N

Në Grupin G, një fitore të rëndësishme siguroi edhe Leipzig duke mposhtur Youang Boys në transfertë me rezultatin 3-1. City dhe Leipzig kryesojnë grupim me 3 pikë.

()

AlbaniaWeb.net