Plagosja me armë zjarri e efektivit në Kinostudio, Kikia: Policët nënvlerësojnë masat e sigurisë
Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me plagosjen me armë zjarri të efektivit të policisë në Kinostudio, Tiranë.
Kikia tha se policët që kanë rënë viktima kanë nënvlerësuar masat e sigurisë dhe janë treguar neglizhencë. Sipas tij është momenti kur forcat e policisë do të duhet të vendosin një standard sigurie në kryerjen e punës.
42-vjeçari Klered Bozhani ka qëlluar me armë zjarri efektin e policisë Edlir Alleshi, gjatë një ndjekjeje. Sipas burimeve të informacionit autori është lokalizuar në Tiranë dhe pritet arrestimi i tij.
“Policët që kanë rënë viktima kanë qenë pjesë e nënvlerësimit që i është bërë masave të sigurisë. Që herët mbaj mend që në disa ngjarje të rendë, policët kanë rënë viktima si pjesë e neglizhencës, një njeri të armatosur, duke e ditur që ka simptoma , duhet konsideruar si shumë të rrezikshëm. Duhet trajtuar si një person me rrezikshmëri të lartë. Kanë rënë viktima pasi kanë shkruar përballë autorëve. Është një moment kur forcat e policisë do duhet të vendosur një standard në kryerjen e punës.”, u shpreh Kikia.
()