Sun, Nov 17, 2024

Rekrutonin shqiptarë për të luftuar në Siri krahë xhihadistëve, zbulohen emrat e 23 të pandehurve

  • PublishedSeptember 20, 2023

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur ditën e sotme procesi në lidhje me çështjen e rekrutimeve të shtetasve shqiptarë që janë dërguar për të luftuar në Siri për llogari të xhihadistëve të shtetit islamik.

Hetimet janë mbyllur dhe në gjyq janë 23 të pandehur, emrat e të cilëve janë zbuluar nga gazetarja Klodiana Lala dhe listohen si më poshtë.

Shyqyri Kaca, Lavdie Kaca, Saimir Kaca, Enes Kaca, Ditar Bala, Bajram Sulaj, Entela Vladi, Fatbardh Taushani, Ali Balliu, Ruzhdie Balliu, Elteva Stafasani, Arbër Stafasani, Stela Stafasani, Usejd Stafasani, Etion Zani, Klotilda Zani, Nertil Hysenllari, Ledio Mehmeti, Ertion Luto, Erdet Korro, Almira Kastrati,Floresha Rasha dhe Brunilda Koçollari.

Mësohet se burrat në listën e mësipërme do gjykohen në mungesë, ndërsa gratë janë në detyrim paraqitje.

Kujtojmë se procesi ka nisur sot në Gjykatën e Posaçme ndaj Almir Dacit, Shkëlzen Dumanit, Mehdi Manallarit dhe Shyqyri Kaca, të cilët janë në mungesë.

Në seancë janë paraqitur disa prej grave të cilat kanë qenë në kampet xhihadiste në Siri, por që janë riatdhesuar të cilave u është komunikuar edhe akuza.

AlbaniaWeb.net