Sterilizimi/ Xama: Dosja tregon dëmin ekomomik dhe inkriminim e zyrtarëve të lartë në korrupsion. Sako: U ul numri i operacioneve me qëllim…
Gazetarja Ola Xama dhe eksperti i ekonomisë Pano Sako, të ftuar në studion e emisionit “Në Shënjestër”, nga gazetarja Klodiana Lala, në News24, diskutuan për koncesionin e sterilizimit.
Xama tha se dosja e sterilizimit ndahet në dy pjesë, ajo ekonomike dhe inkriminimi i zyrtarëve të lartë në këtë çështje.
Ndërsa Sako foli për shqetësimet dhe dyshimet e para për koncesionin e sterilizimit dhe për denoncimin e bërë nga Nisma Thurje në SPAK. Ai argumentoi se dyshimet u bënë më të qarta nga ulja e numrit të operacioneve në mënyrë të kujdesshme me qëllim që tarifën ta mbanin të lartë por edhe të mos e kalonin kufirin.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Ola Xama: Do e ndaja dosjen në dy pjesë, pjesa ekonomike dhe provat, faktet që SPAK ka zbuluar për inkriminim e lartë. Cili është konflikti që SPAK ka ngritur? Sterilizimi është zierja në temperaturë të lartë të mjeteve kirurgjikale që ulin riskun për infeksione. Sipas SPAK dhe auditit, e ofronin vetë qendrat spitalore.
U vendos që sterilizimin do bëhej me koncesion. Rrjepaj me Beqajn kanë zhvilluar takime në Itali, ku SPAK ka zbuluar se pjesëmarrës kanë qenë pronarët e ardhshëm. Kompania ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë njohje dhe konflikt interesi, por hetimi ka treguar të kundërtën.
Pano Sako: Shqetësimi ka nisur në vitin 2018. Çfarë është kjo gjë që pengon kryerjen e operacioneve? Këtu morëm spunton dhe pamë disa njolla të errëta. E para ishte që qendra e sterilizimit ishte dhënë falas koncesionarit. E para kemi mjekët që pengohen për kryerjen e operacioneve dhe kjo nuk është normale. Spitalet nuk kishin mjaftueshëm para për ta bërë këtë. Dyshimet ishin, por nuk kishim prova dhe fakte e ndaj bëmë denoncim pranë SPAK-ut. Na bëri përshtypje fakti që kompania ishte regjistruar në Kosovë. Aty e kuptuam se këto skema kanë të njëjtën panoramë, marrë shakë së edhe nga skandali i inceneratorëve. U kujdesën që të ulnin numrin e operacioneve me qëllim që tarifën ta mbanin të lartë por edhe të mos e kalonin kufirin. Kjo ishte skema e zbërthyer. Falsifikimi i numrit të operacioneve u bë për të mos kaluar kufirin e shpenzimeve.
Xama: Ka edhe një mendim subjektiv. Çfarë do të kisha bërë unë? Nëse do kisha njohje me një kompani të madhe që do zgjidhet problem, njohja nuk do ishte problem nëse do jepte shërbim të madh. Unë nuk mënoj se nuk ka njeri budalla që të bëjë burg për shokun apo të pasurojë shokun dhe jo veten. Nuk kemi hetim pasuror. Kam parë bilancet e Sunny Service, ku në 4 vite ka dalë me fitim dhe 4 vite me humbje. Prokuroria ka marrë bilancet, kontratat dhe rezulton se 70-80% të shërbimeve i nënkontraktojnë. Pra nuk është e aftë të kryejë sterilizimin. Kjo kompani nuk ka qenë e aftë të jepte shërbimet.
()