Fri, Nov 29, 2024

Aulona Musta merr një kritikë të ashpër nga nëna e saj: Skandal…

  • PublishedSeptember 21, 2023

E njohur si një ndër personazhet që e shpreh hapur mendimin e saj, Aulona shpesh herë ka ironizuar disa përdorues të rrjeteve sociale, të cilët për hir të së vërtetës të lënë për të dëshiruar kur bëhet fjalë për mënyrën se si shkruajnë.

Por ditë e djeshme, duket se Aulona ka marrë një kritikë mjaft të ashpër nga nëna e saj edhe pse ishte një keqkuptim i vogël.

Gjatë komunikimit me ndjekësit e saj, teksa ka shtruar një pyetje në lidhje me biorezonancën dhe në përgjigjet e fansave, ishte shkruar gabim fjala reanimacion.

Kaq është dashur dhe nëna e Aulonës ka reaguar menjëherë, duke menduar se ishte Aulona ajo që e shkroi këtë fjalë.

“Shkruhet reanimacion. Skandal”, shkruan nëna e Aulonës në një komunikim me gazetaren, e cila i është përgjigjur: “Nuk e kam shkruar unë moj, është mesazh nga një ndjekës. Di gjë që kam qenë ndonjëherë në reanimacion unë”.

Më pas Aulona ka këshilluar ndjekësit e saj, duke thënë: “Mami im vazhdon ndërkohë. Kini kujdes si shkruani se do t’ju bëjë qepaze”, shkrim të cilin ë ka shoqëruar me ikonat e të qeshurës.