Tue, Nov 26, 2024

Deputetët në seancë plenare, “Lëvizja Bashkë” protestë jashtë Kuvendit: Miratoni minimumi jetik, është urgjencë!

  • PublishedSeptember 21, 2023

Ndërsa ka nisur seanca plenare, në ambientet e jashtme të Kuvendit, “Lëvizja Bashkë” e ka pritur me protestë.

Anëtarët e kësaj lëvizjeje shprehen se kërkojnë që të miratohet minimumi jetik të jetesës.

“Në këto 30 vite këta njerëz janë bërë miliarderë, janë bërë me prona, madje edhe investitorë strategjikë. Po grabisin toka dhe para publike. Pafundësisht. Minimumi jetik, është urgjencë për ta nxjerrë popullin shqiptar nga varfëria”, u shprehën ata.

AlbaniaWeb.net